LEXO PO ASHTU: Vajza ngacmohet seksualisht, mbi 50 herë në Prishtinë (Video)

"Kam pa e kam dëgjue lloj lloj ngacmimesh që ia bajnë grave në rrugë, edhe jam tmerrue posaçërisht me ato në Kosovë e Shqipni.


Ma së shumti më pat vu në siklet një herë një taksist, i cili, me mue në veturë si klient, i ulun përpara, i bijke borisë edhe u ngadalësojke sa herë e shihke ndonjë grue, e kur ato e kthejshin kryet, më keqyrshin në dritë të synit, shumë të irritueme.

Tipit nuk i la përshtypje as kur i thashë mos me e ba ma, që më detyroi me zbritë pa mbërri ku isha nisë, duke mendue se sa i frustruem duhet me qenë ky njeri, e plot të tjerë sikur ky. S'dijta as ku me u ankue për sjelljen e tij. Operatori i firmës s'ke hiç ma i mirë.

Gratë që i ngacmojke ky taksist nuk ishin veshë qysh po aludojnë do, në mënyrë provokuese, e as nuk bajshin gjeste të tilla.

Ngacmimi si dukuni e poshtër ekziston, edhe mirë, bile. Është i randë, përulës, poshtërues edhe jam shumë, shumë i bindun se asnjiherë nuk funksionon. Hala një rast të vetëm nuk dëgjova që tipi e 'zuni' njanën, sepse e impresionoi me komentin denigrues në rrugë.

Prandej, ju që s'mundeni me u permbajtë, mos u tutni prej feministeve edhe kësaj fushate, por tregoni respekt duke u sillë qysh i takon një burri, atëhere kur duhet.

E përkrahi ‪#‎TakeBackTheNight‬ fuqimisht", ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/