Fiorentina ka bërë disa ndryshime në këtë vit duke iu dhënë hapësirë më shumë talentëve të rinj.

Por ajo që bie në sy të kjo skuadër janë të bijtë e disa prej lojtarëve që në të shkuarën kanë bërë historinë me futbollin.


Disa nga ta kanë trashëguar talentin që kishin baballarët e tyre, duke filluar nga Ianis Hagi, i lindur në vitin 1998, djali i Gheorghe Hagit, që njihej si ‘Maradona i Karpateve.

hagi 1 Djali i Gheorghe Hagit

Pas tij vjen Federico Chiesa, i lindur në vitit 1997, djali i Enrico Cheisas, sulmues i madh italian i viteve 90-ta.

Ai ka debutuar me 20 gusht dhe deri më tani ka 18 paraqitje dhe tri gola.

chiesaa 1 Federico Chiesa djali i Enrico Cheisas

Dy herë ka shënuar në Serie A e një në Ligën e Evropës.

I treti është Riccardo Baroni,i lindur në vitin 1998.

Ai është djali i mbrojtësit të njohur Marco Baroni që kishte luajtur me skuadra si Roma e Napoli. Luan në të njëjtën pozitë si babai.

ricardo 1 Riccardo Baroni

I fundit që është ofruar te Fiorentina është Riccardo Sottil.

Babai i tij Andrea ka luajtur si mbrojtës në Serie A me skuadra si Atalanta, Fiorentina, Udinese e Genoa.

sotil 1 Riccardo Sottil

Violat kanë zgjedhur një rrugë interesante për ta forcuar skuadrën, ndërsa debutimi i këtyre dy të fundit mund të bëhet gjatë këtij kampionati. /Telegrafi/

telegrafi sport app