LAJMI I FUNDIT:

“Firmat kërkojnë zbatim, e jo ndryshim të vazhdueshëm të ligjeve për ndërtimtari dhe planifikim”

“Firmat kërkojnë zbatim, e jo ndryshim të vazhdueshëm të ligjeve për ndërtimtari dhe planifikim”

Të sigurohet zbatim praktik i rregullativës për tokë ndërtimore, procedurat për ndërtim dhe për planifikim hapësinor dhe të mos ndryshohen shpesh, kërkojnë kompanitë nga ndërtimtaria, turizmi dhe industria e tekstilit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Ndërtimtaria është një prej segmenteve më të fuqishme i cili sjell benefit në ekonominë e shtetit. Ligjet në Maqedoni në njëfarë mënyre janë të mira, por do të duhet më mirë të zbatohen. Kemi kërkesë nga kompanitë që të mos ketë ndryshime të shpeshta të ligjeve të cilët e vështirësojnë punën e tyre të përditshme”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai më tej shtoi se firmat theksojnë në moszbatimin e kontesteve të pazgjidhura gjyqësore, si dhe në problemet gjatë kalimit të pronësisë së tokës.

“Problemet duhet të zgjidhen deri në fund, gjegjësisht ligjet nuk janë problem, por realizimi i tyre praktik”, potencoi Hoxha.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski shprehu gatishmëri për pranim të të gjithë ideve, propozimeve dhe iniciativave me të cilat do të përmirësohet rregullativa nga kjo sferë, ndërsa për të cilën problematikë është formuar grup pune. Qëllimi është që të bëhen ndryshime cilësore të cilët do ta përmirësojnë punën e kompanive, ndërsa qytetarët të mund t’i realizojnë të drejtat.

“Nuk do të lejojmë që në periudhën e ardhshme për shkaqe personale të ndryshojë Ligji për ndërtim, i cili ka ndryshuar mbi 27 herë”, përsëriti Sugareski.

Trupi i formuar me përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave, fakulteteve, sektorit joqeveritar, muajin e kaluar kanë kryer kontroll të gjithë materies./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori