LAJMI I FUNDIT:

Finlanda do të mbyllë tri nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë

Finlanda do të mbyllë tri nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë

Finlanda do të mbyllë tri nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë, duke dyshuar se Moska ka orkestruar një krizë migracioni, njoftoi të mërkurën kryeministri finlandez.

“Qeveria ka vendosur sot të mbyllë më shumë pika kufitare. Vetëm vendkalimi Raja-Jooseppi do të mbetet i hapur”, tha Petteri Orpo në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të mërkurën, rojet kufitare dhe ushtarët filluan të ngrenë barriera, duke përfshirë pengesa betoni me tela me gjemba në pikat e kalimit në kufirin e gjatë të vendit nordik me Rusinë për të kontrolluar më mirë fluksin e emigrantëve pa dokumente, thanë zyrtarët.


Rreth 600 emigrantë pa viza dhe dokumentacion të duhur, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, mbërritën në Finlandë në nëntor, krahasuar me disa dhjetëra në shtator dhe tetor.

Të ardhurit përfshijnë banorë të Afganistanit, Irakut, Sirisë, Jemenit, Kenisë, Marokut dhe Somalisë, thanë zyrtarët kufitarë.

“Ne duhet ta bëjmë këtë për të ruajtur rendin (në pikat e kalimit) dhe për të garantuar sigurinë e trafikut ligjor kufitar”, citohet të ketë thënë Tomi Tirkkonen, zëvendëskomandant i distriktit të rojeve kufitare Kainuu në Finlandën lindore, për Associated Press.

Kremlini “ka shprehur keqardhje” për vendimin e Finlandës për të mbyllur pikat e kontrollit dhe ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve finlandeze se Rusia ka inkurajuar fluksin e emigrantëve në kufi për të ndëshkuar Finlandën, për shkak të anëtarësimit në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori