Finlanda e Edon Maxhunit bën histori, kalon në gjysmëfinale të Eurobasket për herë të parë

Finlanda ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Eurobasket, pas një fitoreje të madhe ndaj Gjeorgjisë në Riga.
Ekipi i Lassi Tuovi dominoi që nga fillimi, duke shënuar 57 pikë në pjesën e parë dhe duke krijuar një epërsi prej 20 pikësh. Lauri Markkanen (17 pikë) dhe Mikael Jantunen (19) ishin vendimtarë, ndërsa Sasu Salin ndezi lojën me gjuajtjet e tij të sakta nga vija e trepikëshit.
Një rol të rëndësishëm pati edhe shqiptari Edon Maxhuni, i cili përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 4 asistime, duke qenë një nga motorët e skuadrës në fazat vendimtare.

Pavarësisht përpjekjeve të Mamukelashvilit (22 pikë) dhe Shengelias (18), Gjeorgjia nuk arriti dot të përmbysë ndeshjen, sidomos pas përjashtimit të Bitadze me dy gabime teknike.
Me këtë fitore, Finlanda siguron për herë të parë një vend në katërshen më të mirë të Evropës.
HISTORY FOR FINLAND 🇫🇮
Finnish basketball is one of the last four standing at #EuroBasket Semi-Finals!
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 10, 2025
Kundërshtari i radhës do të jetë Gjermania ose Sllovenia, ndërsa Markkanen, Maxhuni dhe shokët e tyre e shohin përpara ëndrrën e medaljes së parë kontinentale. /Telegrafi/



















































