Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Muriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor evropian (TEN-T).
Sipas të dhënave zyrtare nga WBIF, autostrada që fillon nga pika kufitare me Malin e Zi në Muriqan deri në Lezhë (Balldren) do të ketë gjatësi prej 41 km shtrirje të re dhe dyfishim të autostradës ekzistuese. Janë parashikuar 8 kryqëzime, 23 nënkalime dhe 8 ura (gjatësia totale 1210 m).
Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi projektimi prej 120 km/h. Për më tepër, 24.1 km rrugë dytësore dhe shërbimi do të ndërtohen për të ndihmuar aktivitetet bujqësore, industriale dhe të tjera përgjatë rrugës kryesore dhe për të siguruar komunikimin midis dy anëve të autostradës.
Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro, nga të cilat 128 milionë euro janë kredi dhe për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare në WBIF.
Për kredinë është ofruar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.
Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029.
WBIF ka dhënë një grant prej 1,6 milionë eurosh i cili financon përgatitjen e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), një Projekti Paraprak dhe analizë për të përditësuar kosto-përfitimet seksionin e autostradës Murriqan- Balldren.
Korridori Rrugor Adriatik-Jonian (AIC) është zgjerimi tregues i Korridorit të Rrjetit Bërthamë Mesdhetar TEN-T që lidh Europën qendrore dhe veriore me gadishullin Ballkanik, nga Trieste në Itali deri në Kalamatë në Greqi.
Gjatësia nga Italia në Greqi do të jetë afërsisht 1,500 km. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Korridori kalon përmes Malit të Zi (afërsisht 110 km ose 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipërisë (afërsisht 315 km ose 20% e gjatësisë totale).
Korridori i Mesdheut që do të përfshijë pjesën e bregut të Ballkanit, do të jetë një rrugë në funksion të një rajoni kulturor dhe turistik.
Të gjitha vendet ku aksi kalon nga Spanja në Greqi, korridori ofron pjesët më të bukura të kulturës, gjeografisë dhe turizmit të Europës, me një ofertë të pasur turistike. Ky aks merr rëndësi strategjike, pasi lidhet me Korridorin e Mëndafshit në portet e Stambollit.
Deri në Kroaci, thuajse korridori është i plotë, kurse nga Mali i zi dhe në Shqipëri, infrastruktura duhet të ribëhet gati në 70% nga e para.
Në pjesën shqiptare disa akse të rëndësishme nga Miloti në Fier po ndërtohen me koncesion dhe tashmë fituesit janë shpallur.
Sipas të dhënave nga studimi i fzibilitetit Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptare nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bypass-in e Fierit që është në proces ndërtimi.
Nga këto 5 segmente do të ndërtohen nga e para, ndërsa 8 të tjerat do të jenë dublim dhe sjellja në parametra e një autostrade të kategorisë A, me shpejtësi 12 kilometër në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova