Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Istogut do të mbajë mbledhjen e radhës të martën, më 22 prill 2025, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e takimeve Nr. 314 të Kuvendit të Komunës.

Në rend dite janë paraparë këto pika:


Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e parë (janar – mars) të vitit 2025;

Shqyrtimi dhe diskutimi publik i Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.

Mbledhja është thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Enver Rugova./Telegrafi/