LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Superkupës së Italisë: Juventus-Napoli, formacionet e mundshme, analizë, parashikim

Finalja e Superkupës së Italisë: Juventus-Napoli, formacionet e mundshme, analizë, parashikim

Juventus pritet të përdorë Federico Bernardeschi si një mbrojtës i majtë dhe Dejan Kulusevski përpara në Superkupën e Italisë kundër Lorenzo Insignes dhe Hirving Lozanos të Napolit.

Ndeshja do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Mapei Stadium – Città del Tricolore”.

Takimi do të luhet në mes të kampionit aktual në Serie A dhe kampionit në fuqi të Kupës së Italisë, që do të vendoset pas 90 minutash, kohë shtesë ose edhe penalltish.


Zonja e Vjetër ka shumë pak opsione në dispozicion të tyre në mbrojtje, pasi Merih Demiral është i lënduar, duke shtuar rastet e COVID-19 si, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro.

Me këtë situatë, Bernardeschi mund të përdoret si një mbrojtës i majtë, megjithëse ai do të sulmonte më shumë sesa të luante në defanziv, pasi sistemi i Andrea Pirlos është 3-5-2.

Paulo Dybala është i lënduar dhe Alvaro Morata zhgënjeu në humbjen e së dielës 2-0 ndaj Interit, kështu që Kulusevski mund të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon.

Weston McKennie dhe Arthur gjithashtu mund të rikthehen nga fillimi.

Napoli është pa Fabian Ruizun dhe Victor Osimhen, të cilët janë të infektuar me COVID-19, ndërsa Kevin Malcuit është një mungesë afatgjate.

Andrea Petagna dhe Dries Mertens nuk janë të gatshëm 100 për qind dhe gjendja e tyre fizike nuk është edhe aq e mirë.

Ka të ngjarë që Petagna të fillojë, me Mertens të hyjë gjatë pjesës së dytë.

Pjesa tjetër e ekipit mbetet kryesisht e pandryshuar, me Chucky Lozano, Piotr Zielinski dhe Insigne që qëndrojnë përpara qendërsulmuesit.

David Ospina pritet të jetë në portë, ndërsa Pirlo tashmë konfirmoi në konferencën e tij për shtyp se Wojciech Szczesny do të jetë në gol për Juven.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Bernardeschi; Chiesa, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Ronaldo

Napoli: Ospina; Di Lorenzo; Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

Parashikimi: Juventusi cilësohet si favoritë për këtë finale dhe mund të fitojë me një gol epërsi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori