LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet bashkimi Berisha-Bardhi, Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miraton ndryshimet në statut

Finalizohet bashkimi Berisha-Bardhi, Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miraton ndryshimet në statut

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miratoi pas debatesh pasditen e sotme ndryshimet në statut, të cilat u miratuan më herët nga kryesia e PD-së së Rithemelimit.

Sipas Edi Palokës, Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore, pasi është domosdoshmëri për bashkimin e PD.


“Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm tek anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë është hapja e procesit për zgjedhjet në degë”.

Edhe Flamur Noka tha se vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

“Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit të shumëpritur , qe ka qene kryefjale e Kuvendit te jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore. Neni 46. pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51… ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimt të PD”.

Por Endira Bushati kërkoi interpretim nga gjykata mbi këto ndryshime.

“E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z. Paloka nuk më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”.

Adriana Kalaja tha se me vendim të Kryesisë bëhen ndryshime statutore. Ndërsa Noka theksoi se kryesia e PD-së shqyrtoi para një jave vakumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore.

“Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori