Organizatorët e Shqip Up Comedy Festival kanë bërë thirrjen e fundit për publikun që dëshiron të jetë pjesë e eventit.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ata theksojnë se biletat e mbetura janë shumë të kufizuara dhe interesi ka qenë i lartë.


“Ky është shansi i fundit për të qenë pjesë e festivalit”, thuhet në njoftim, duke i ftuar të interesuarit të rezervojnë sa më parë për të mos humbur mundësinë.

Festivali në Këln, i cili pritet të mbledhë dashamirës të humorit shqiptar, ka krijuar pritshmëri të mëdha dhe duket se po shkon drejt një salle plot.

Në postim është shpërndarë edhe linku për rezervim, duke theksuar se biletat e fundit janë në shitje. /Telegrafi/