LAJMI I FUNDIT:

Filmi i Whitney Houston dhe Kevin Costner “The Bodyguard” do të ribëhet, fansat duan që Beyonce ose Rihanna të luajnë në rolin kryesor

Filmi i Whitney Houston dhe Kevin Costner “The Bodyguard” do të ribëhet, fansat duan që Beyonce ose Rihanna të luajnë në rolin kryesor

Ylli i muzikës, Whitney Houston, është më së miri e njohur si këngëtare që krijoj hitet e pavdekshme “Wanna Dance With Somebody” dhe “Saving All My Love For You”.

Por, në vitin 1992, artistja gjithashtu luajti në filmin e suksesshëm me Kevin Costner “the Bodyguard”, për të cilin realizoi këngën “I Will Always Love You”, shkruan DailyMail.

Dhe të mërkurën, sipas Variety, ky film do të ribëhet nga dramaturgu, Matthew Lopez.


Foto: REX

“The Bodyguard” është një film që flet për një ish-agjent të Shërbimeve Sekretet Amerikane i kthyer në një truproje Frank Farmer (Kevin Costner), i cili angazhohet për ta mbrojtur një këngëtare të njohur Rachel Marron (Whitney Houston). Gjatë rrugës protagonistët dashurohen me njëri-tjetrin.

Foto: Warner Bross/REX

Filmi i ri thuhet të jetë inspiruar nga drama romantike e Whtiney dhe Kevin. Ky projekt është diskutuar që nga viti 2011, por deri tani nuk është finalizuar.

Gjetja e protagonistëve është një nga sfidat më të mëdha, pasi Houston jo vetëm që dukej bukur në ekran, por edhe kishte një vokal të fuqishëm.

Foto: Warner Bross/REX

Fillimisht ishte menduar që rolet të luheshin nga Chris Hemswroth dhe Tessa Thmpson, pastaj u përmenden edhe Channing Tatum dhe Cardi B.

Së fundi, fansat në rrjetet sociale kanë bërë presion që protagoniste duhet të jetë Beyonce ose Rihanna, ndërsa Ryan Reynolds në rolin e Costner. /Telegrafi/

Foto: Rihanna dhe Beyonce

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori