Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë ka arritur grupi punues i Lëvizjes Vetëvendosje, për të harmonizuar programin për një marrëveshje eventuale për Qeverinë e ardhshme.

Nisjen e takimit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa

Pjesë e takimit nga Vetëvendosje janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.

Nga LDK ndërkaq grupi punues përbëhet nga Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV ka dalë e para ndërsa LDK-ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. /Telegrafi/