LAJMI I FUNDIT:

Fillon seanca konstituive e Kuvendit, emërohen anëtarët e Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve

Fillon seanca konstituive e Kuvendit, emërohen anëtarët e Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë tri pika.

“Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e forumit dhe mandateve, betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Drejtuesi i kësaj seance Jahja Koka ka kërkuar nga partitë politike që të prezantojnë kandidatët e tyre për anëtarë të komisionit të përkohshëm për verifikimin e forumit dhe mandateve të deputetëve.


Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare do të jetë Albulena Haxhiu, Armend Zemaj nga LDK, Ganimete Musliu nga PDK, Rasim Selmanaj nga AAK, Slavko Simiq nga Lista Serbe, Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate, Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, Fidan Brina Jilta nga partia turke, Veton Berisha nga partia egjiptiane, Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, Hetem Arifi nga partia e ashkalinjeve, Elbert Krasniqi nga partia gorane, Adem Hoxha dhe Albert Kinolli.

Pas propozimit të antarëve, deputetët me 111 vota për miratuan formimin e këtij komisioni, ndërkaq drejtuesi i kësaj seance bëri të ditur se do të ketë pauzë prej 15 minutave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori