Përfundon dëshmia e Leonard Ademajt në rastin për vrasjen e Liridonës
E plotësuar: Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar dëshmia e Leonard Ademajt, vëllait të Liridonës e cila u vra në nëntor të vitit 2023.
Seancat e radhës në këtë rast gjyqësor janë caktuar për 22 shtator, 6 dhe 10 tetor.
Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit - i akuzuar për vrasjen e saj.
-----
Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur tashmë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në fillim të seancës, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës, kërkoi të konsultohet me avokatin e tij.
Tashmë para trupit gjykues ka nisur të dëshmoi vëllai i viktimës, Leondard Ademaj.
Ditë më parë i akuzuari Naim Murseli u ekzaminua për çrregullime mendore të mundshme, megjithatë ekzaminimet gjetën se ai nuk ka sëmundje mendore apo çrregullim psikologjik.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. /Telegrafi/































