Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga sot, 27 tetor deri më 8 nëntor 2025, është e hapur periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se ky proces u mundëson 29,712 shtetasve të Republikës së Kosovës, të regjistruar me sukses për votim jashtë vendit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në kohë.


"Votimi zhvillohet për komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit pa pritur certifikimin përfundimtar të rezultateve për të shmangur vonesat dhe për të garantuar që çdo qytetar i regjistruar të mund të votojë në kohë. /Telegrafi/