Fillon ndërtimi i impiantit për mbeturina organike në Kamenicë – mbështetje për ekonominë qarkore

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e qendrës së menaxhimit të mbeturinave organike - prodhimin e kompostit, në vlerë prej 706, 435 euro.
Ashtu siç bën të ditur komuna, ky projekt ka për qëllim të mbështes ekonominë qarkore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojten e mjedisit nga ndotja.
Në kuadër të këtij projekti parashihet themelimi i skemës së kompostimit për Komunën e Kamenicës, përfshirë ndërtimin e impiantit, funksionalizimin e sistemit të mbledhjes, blerjen e pajisjeve industriale moderne, krijimin e vendeve të reja të punës.
Tutje, në komunikatë thuhet se projekti është mbështetje për zbatim të politikave për menaxhim të integruar të mbeturinave, prodhimin e komposit cilësor për gjelbërimin e qytetit, dhe reduktimin e kostove të rreth 100 përfitues nga skema si biznese në gastronomi, prodhues hortikulturor, shkolla e kopshte. /Telegrafi/

















































