LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë hetimet pas publikimit të videos, ku shihet ushtari amerikan duke gjuajtur me pushkë shoferin e kamionit (Video, +18)

Fillojnë hetimet pas publikimit të videos, ku shihet ushtari amerikan duke gjuajtur me pushkë shoferin e kamionit (Video, +18)

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane ka filluar hetimet, për t’u bindur nëse trupat amerikane kanë thyer ligjin siç edhe shihet në një video, ku një ushtar qëllon me pushkë një civil i cili ishte duke vozitur një kamion.

Pamjet fillimisht janë publikuar nga Politico dhe janë filmuar gjatë luftës në Afganistan. Përveç pamjeve në sfond dëgjohet kënga e reperit amerikan Kendrick Lamar “Humble”, transmeton Telegrafi.

Një person anonim kishte postuar videon e titulluar “Happy Fee Ordnance Symphony”, por raportohet se ajo shumë shpejt ishte hequr nga YouTube.


Videoja fillon kur konvoji me mjete të blinduara ushtarake parakalojnë një kamion civil, dhe njëri prej ushtarëve e gjuan me pushkë shoferin, ku edhe shihet se si nga plumbi copëtohet edhe dritarja e kabinës.

Bazuar në atë çfarë shihet në video, nuk dihet nëse shoferi i kamionit është qëlluar apo nëse plumbi ishte (manovrues) apo vdekjeprurës. Pasi plumba të ngjashëm përdoren për të thyer dyert dhe dritaret.

“Publikimi i kësaj video është një brengë e madhe për ne”, ka deklaruar gjenerali amerikan Joseph Votel, gjatë një interviste dhënë për Politico.

“Videoja për të cilën po flasim nuk është zyrtare, e paautorizuar dhe nuk përfaqëson profesionalizmin e anëtarëve të Qendrës Komanduese të ushtrisë amerikane”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori