Protestat kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po hyjnë në një fazë të re tensioni, teksa qytetarët vazhdojnë të dalin në rrugë për ditë me radhë duke kërkuar ndryshime politike dhe zgjedhje të reja.

Paralelisht me mobilizimin qytetar, autoritetet serbe kanë nisur një valë arrestimesh ndaj pjesëmarrësve në protestë, duke ngritur shqetësime për liritë civile dhe të drejtën për shprehje të lirë në vend.


Në prej të arrestuarve është edhe studenti i Fakultetit të Arteve Muzikore në Beograd, Nikola Marçetiq. Ky i fundit aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Policore të qytetit të Zemunit, dhe pritet ardhja e avokatit të tij, pas së cilës, sipas informacioneve të disponueshme, do të transferohet në një stacion tjetër policor.

Arsyet e arrestimit nuk janë bërë zyrtare, por lajmi ka tërhequr shumë vëmendje në publik, pasi Marçetiq ishte në qendër të vëmendjes në ditët e fundit për shkak të fjalimit që mbajti për Vidovdan, gjatë protestave studentore dhe qytetare në Beograd.

Fjalimi i tij ishte i mbushur me retorikë nacionaliste dhe thirrje ndaj miteve të historisë serbe.

Marçetiq foli për Kosovën si një betim shpirtëror, përmendi detaje nga e ashtuquajtura “Beteja e Kosovës” në vitin 1389, përmendi Sulltan Muratin dhe foli për “betimin e një brezi që nuk do të gjunjëzohet”.

“Lufta jonë sot nuk është me shpatat, por me të vërtetën”, tha atëherë ai, duke i thirrur të pranishmit të mos heshtin përballë padrejtësisë dhe të luftojnë kundër, siç tha, regjimit që nuk i shërben popullit.

Kampin në Parkun e Pionierit e quajti “çadrat e bardha ku u fsheh Murati”, ndërsa pushtetin e përshkroi si “kukuvajkën që fshihet dhe kërcënon popullin e lirë”.

Policia deri tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me arsyet konkrete të arrestimit të Marçetiqit, kështu që mbetet e paqartë nëse kjo lidhet me qëndrimet e tij publike apo me arsye të tjera.

Pritet që më shumë informacione të bëhen të ditura pas ardhjes së avokatit dhe ndoshta një njoftimi zyrtar nga Ministria e Brendshme e Serbisë. /Telegrafi/

@gyozk

Student Nikola Marčetić, u govoru na protestu na Slaviji, podsetio je na važnost Vidovdana u srpskoj istoriji, navodeći da je otadžbina naših predaka i nas, "nakon toliko patnje i stradanja, ponovo vaskrsla"...