LAJMI I FUNDIT:

Filloi ndërtimi i ujësjellësit për Orllanin dhe fshatrat përreth

Filloi ndërtimi i ujësjellësit për Orllanin dhe fshatrat përreth

Sot ka filluar realizmi i projektit të ndërtimit të rrjetit për furnizim me ujë të pijshëm të fshatit Orllan dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit për media në ceremoninë organizuar me rastin e fillimit të punimeve në ndërtimin e ujësjellësit, ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ilir Abdullahu – kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit “Prishtina” dhe Besnik Tahiri – koordinator në Qeverinë e Kosovës.


Në njoftim thuhet se ky projekt financohet nga Komuna e Podujevës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se ndjehet shumë i lumtur që sot po fillon realizmi i një projekti jetik për banorët e Orllanit dhe fshatrave të tjera të asaj zone.


“Ky është një projekt i përbashkët i Komunës, Ministrisë edhe Kompanisë Ujësjellësi ‘Prishtina’. Komuna e ka hartuar projektin dhe për këtë vit ka ndarë edhe 120 mijë euro. Për vitin e ardhshëm planifikojmë të ndajmë një shumë në bazë të nevojës që kërkohet”, ka theksuar Veliu.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se sot po e fitojnë edhe një betejë për ujin e pijes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori