LAJMI I FUNDIT:

Filloi fushata “700 për 700” në ndihmë të familjeve në nevojë në Kamenicë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Filloi fushata “700 për 700” në ndihmë të familjeve në nevojë në Kamenicë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Sot filloi fushata ‘700 për 700’ për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë urgjente për furnizime ushqimore dhe higjienike në Komunën e Kamenicës gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Mbi 700 familje në Kamenicë kanë nevojë urgjente për furnizime me ushqime për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në këtë periudhë të pandemisë globale COVID-19.


Me këtë rast, platforma “Invest in Kamenica”, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar dhe mbështetjen e organizatës GERMIN dhe Komunës së Kamenicës, sot lansuan fushatën për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale për muajin e ardhshëm, për këto familje në nevojë.

Për të siguruar, mbledhur dhe dorëzuar këto pako ushqimore në dyert e familjeve në nevojë, fushata i bën thirrje komunitetit në Kosovë dhe Diasporë për të ndihmuar.

Në një video apel, kryetari i Komunës së Kamenicës,  Kastrati, falënderoi mbështetjen e përhershme të diasporës si dhe i bën thirrje këtij komuniteti që edhe këtë herë të kontribuojë me aq sa munden, në mënyrë që këtyre 700 familjeve në asistencë sociale të mos iu mungojë ushqimi në sofër.

Një pako esenciale ushqimore e cila do t’i dorëzohet secilës familje në prag të shtëpisë ka kosto prej 50.00€. Donacionet mund të bëhen direkt përmes Facebook dhe platformës PayPal, dhe pas çdo donacioni do të dorëzohet pakoja në kohë reale tek familja e cila është pjesë e listës së siguruar nga Komuna e Kamenicës.

Për t’iu bashkuar fushatës dhe për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Kamenicë, dhuroni
përmes fushatës online në Facebook duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori