LAJMI I FUNDIT:

Samir Ujkani emërohet zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës

Samir Ujkani emërohet zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, dje e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare, pas paraqitjeve me disa klube, sidomos ato të Serie A.

Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “Çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.


Samir Ujkani i jep fund karrierës së shkëlqyer me një letër emocionuese
Lexo po ashtu Samir Ujkani i jep fund karrierës së shkëlqyer me një letër emocionuese

Dhe Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Përfaqësuesen e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet ekipit A, por me përgjegjësi të reja.

Në fakt, kryetari i FFK-së, Agim Ademi e priti sot (e enjte) në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që kryetari Ademi dhe FFK i besuan në Përfaqësuesen e Kosovës. Ai falënderoi kryetarin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për përfaqësuesen, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori