LAJMI I FUNDIT:

Filkov: Po fillojmë një proces për një Këshill Gjyqësor funksional dhe të pavarur pa ndikime politike

Filkov: Po fillojmë një proces për një Këshill Gjyqësor funksional dhe të pavarur pa ndikime politike

Është mbajtur sot e para nga seria e debateve të ekspertëve për projekt-amandamentet dhe plotësimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të përgatitur nga grupi punues i krijuar nga Ministria e Drejtësisë. Ngjarja organizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit”.

Ky është vetëm një nga disa evente për konsultim me publikun profesionist që Ministria e Drejtësisë planifikon të organizojë për të siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që do të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e Këshillit Gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se Këshilli Gjyqësor duhet të funksionojë vetëm në shërbim të drejtësisë dhe ky organ duhet të reformohet dhe të punojë me integritetin më të madh, duke u fokusuar në profesionalizmin dhe respektimin e rreptë të rregullit ligji.


“Natyrisht që deri më tani funksionaliteti i Këshillit Gjyqësor është vënë në pikëpyetje në disa raste. Po fillojmë një proces të hapur dhe transparent me prezencën e publikut ekspert, të organizatave ndërkombëtare, si dhe të disa organizatave joqeveritare për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme për një Këshill Gjyqësor funksional, para së gjithash, të pavarur, të lirë nga çdo ndikim politik”, tha Filkov.

Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Diskutimet do të jenë gjithëpërfshirëse, do të përfshijnë të gjithë faktorët përkatës dhe do të synojnë krijimin e zgjidhjeve që do të garantojnë pavarësinë e këtyre institucioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Kalo në kategori