LAJMI I FUNDIT:

Filipçe në takim me Ismailin, diskutojnë për shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

Filipçe në takim me Ismailin, diskutojnë për shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka realizuar takim me ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, me të cilin shkëmbeu përvoja dhe informacione në fushën e shëndetësisë në të dy vendet.

Në takim, ministri Filipçe njoftoi ministrin e Kosovës Ismaili, për risitë që janë futur sektorin e shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi rritur ndjeshëm pagat e punëtorëve shëndetësorë. Vitin e kaluar, për herë të parë, kemi siguruar fonde për punën e investuar të të trajnuarve privatë. Nëpërmjet kujdesit të vazhdueshëm ne rikthejmë dinjitetin tek të gjithë punonjësit tanë shëndetësorë”, tha ministri Filipçe.


Ministri Filipçe informoi Ismailin me shërbimin e integruar për vizitat shtëpiake, përmes së cilit siç tha Filipçe, qytetarët e zonave të thella, zonave rurale marrin shërbimet shëndetësore.

Pas takimit, ministri Filipçe dhe ministri i Kosovës Ismaili vizituan Klinikën e hematologjisë në Shkup, ku mjekëve nga Kosova u ofruan ekspertizë në fushën e transplantimit. Vitin e kaluar në këtë klinikë u bë transplantimi i parë i qelizave staminale nga një donator i palidhur.

Ndryshe, në vitin 2010 Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori