Fileta shojze në salcë domatesh

Një recetë e cila kërkon pak mjeshtëri në përgatitje, por që në fund do të rezultojë me një pjatë shumë elegante dhe të shijshme. Nevojiten:▪ Katër fileta shojze të detit prej 200 g ▪ 550 g domate të prera në katrorë (nga konserva) me erëza ▪ 400 g spinaq ▪ një qepë ▪ 100 g bademe të grira ▪ 2 lugë erëza për peshk ▪ 4 lugë vaj ulliri ▪ kripë dhe piperPërgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë. Në tenxhere ngrohni 2 lugë vaj në temperaturë mesatare dhe fërgoni qepën e grirë imët.
Pastaj shtoni domatet, zieni në temperaturë mesatare 5-7 minuta dhe përzieni spinaqin e pastruar dhe bademet e grira.
Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe qiteni në enë rezistuese ndaj zjarrit me dimensione 33:23 cm.
Sipër rendisni filetat e shojzës, qitni erëzat për peshk, qitni vajin e mbetur të ullirit dhe piqeni në furrë 12 – 15 minuta.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.

















































