Fifi unike me paraqitjet, merr vëmendjen e madhe të fansave

Që kur këngëtarja e njohur Filloreta Raçi- Fifi ka filluar të paraqitet në skenë, ajo ka grumbulluar mijëra fansa.
Për shkak të mbështetjes së tyre të vazhdueshme, artistja shpeshherë i surprizon me më të rejat nga karriera e saj profesionale.
Por, kësaj radhe ajo ka vendosur që t’i mahnitë ndjekësit, përmes disa imazheve atraktive ku dukej e mrekullueshme.

E ulur në një kolltuk, Fifi është parë e veshur me një fustan të zi, teksa në rend të parë i vinte linjat trupore.
Për makijazh ajo ka zgjedhur nuance më të errëta, ndërsa flokët e gjata brune i ka mbajtur të lidhura mbrapa kokës.
Sa I përket projekteve muzikore, para disa ditë në treg erdhi kënga “Përjetësi” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/10/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































