FIFA shpall një kompeticion të ri të rëndësishëm – por shumë tifozë as që e dinë se ekziston

FIFA do të provojë një kompeticion të ri të rëndësishëm në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar, por shumica e tifozëve kanë mbetur në errësirë për ekzistencën e tij.
E quajtur “FIFA Series”, ideja është që ekipet kombëtare nga konfederata të ndryshme, të cilat normalisht nuk kanë mundësi të luajnë me njëra-tjetrën, të konkurrojnë disa miqësore në një vend nikoqir.
FIFA dëshiron që turneu “të lejojë më shumë ndërveprim ndërkombëtar të futbollit, duke dhënë një kontribut konkret në zhvillimin e futbollit global”. Dhe versioni pilot i ngjarjes do të nisë më vonë këtë muaj – duke parë disa ndeshje unike.
FIFA ka përzgjedhur 20 ekipe dhe i ka ndarë në pesë grupe me nga katër për të luajtur miqësore në një vend. Dy grupe do të zhvillohen në Arabinë Saudite dhe një grup në Algjeri, Azerbajxhan dhe Sri Lanka.
Tri skuadra nga UEFA do të marrin pjesë në fazën testuese – Andorra do të luajë tri miqësore në Algjeri, një kundër nikoqirëve si dhe përplasje me Bolivinë dhe Afrikën e Jugut. Ndërsa Azerbajxhani, një nga mikpritësit, do të luajë me Bullgarinë, Mongolinë dhe Tanzaninë.
Konkurrenca do të jetë me interes të veçantë për kombëtaret e vogla – të cilat do të kenë shansin të përballen me kombëtare të mëdha. Një ekip i tillë është Vanuatu, një ishull i vogël në Paqësor, i cili do të luajë në Arabinë Saudite.
“FIFA Series është një hap vërtet pozitiv përpara për futbollin kombëtar në nivel global”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. “Asociacionet tona anëtare na kanë treguar për një kohë të gjatë tani për dëshirën e tyre për të provuar veten kundër homologëve të tyre nga e gjithë bota”.
“Dhe tani ata mund ta bëjnë këtë brenda kalendarit aktual të ndeshjeve ndërkombëtare për meshkuj. Ndeshjet më kuptimplote do të mundësojnë ndërveprim shumë më të vlefshëm futbollistik për lojtarët, ekipet dhe tifozët dhe do të japin një kontribut konkret në zhvillimin e lojës”, ka shtuar më tej kreu i futbollit botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Bën shumë ftohtë për Arsenalin, Liverpooli u ikën 13 pikë në luftën për titullin kampion në Ligën Premeir

Juventusi me Thiago Mottan vazhdon të turpërohet, eliminohet me penallti nga Empoli në Kupën e Italisë

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe