Ai është vetëm 13-vjeç dhe që tani ka marrë nofkën “pleshti”, ashtu si ylli i Barcelonës Lionel Messi.

Në fakt Matias Lacava, është një talent që i përket akademisë blaugrana, dhe të gjithë janë të bindur se ai është Messi i vogël.


Për shkak të rregullave dhe hetimeve mbi futbollistët minoren, FIFA ka shtyrë rinovimin e kontratës së vogëlushit me klubin katalonas.

Mjafton të shohësh mënyrën e tij të lojës, apo mënyrën se si godet topin, atëhere do mendoni se pasardhësi i argjentinasit, ka lindur.

Edhe ai është amerikano-jugor, Matias vjen nga Venezuela dhe prej disa vitesh është pjesë e skuadrave zinxhir të Barcelonës. Futbollisti i vogël është një nga talentet më famshëm në Gadishullin Iberik.  

telegrafi sport app