LAJMI I FUNDIT:

Fiasko e madhe e Fenerbahçes në katër vite me 12 sulmues: Muriqi më i miri, Ademi dështim, Berisha larg pritjeve

Fiasko e madhe e Fenerbahçes në katër vite me 12 sulmues: Muriqi më i miri, Ademi dështim, Berisha larg pritjeve

Fenerbahçe ka harruar luftën për titull në katër sezonet e fundit, që kur president është Ali Koç.

Tani kur jemi në muajin shkurt, skuadra verdhe-blu ka 20 pikë më pak se lideri, Trabzonspor dhe është eliminuar nga Kupa e Turqisë.

Për më tepër në ndeshjen e fundit të Kupës, ata u mposhtën nga Kayserispor të cilët luajtën me 10 lojtarë për 45 minuta, nuk mundi tu shënonte. Tani ata janë në garë vetëm në Ligën e Konferencës.


Fenerbahce do të përballet me Slavia Pragën më 17 dhe 24 shkurt .

12 sulmues në katër vite, 10 dështuan

Sipas Sabah Spor, Fenerbahce ka marr 12 sulmues, ku 10 prej tyre kanë dështuar në periudhën e presidentit Ali Koç.

Vetëm Vedat Muriqi dhe Enner Valencia arritën të kalonin pragun e 10 golave.

Slimani, Frey, Papiss Cisse kontribuan me nga 5 gola, Mevlut Erdinç me 4 gola, Samatta 6, Thiam 8, Kemal Ademi 1 gol.

Ademi erdhi nga Basel, por nuk arriti të tregojë aspak vetën në klubin e madh turk.

Berisha i transferuar këtë sezon shënoi 5 gola, Serdar Dursun 7, Rossi 2 gola.

Muriqi kishte një efikasitet serioz duke shënuar 34 gola në 72 ndeshje, ndërsa Valencia ka shënuar 22 gola në 56 ndeshje.

Sulmuesi kosovar i ka përkrahur financiarisht klubin me shitjen e tij , pasi u transferua te Lazio me një shifër prej 20 milionë eurosh dhe nëse shitet te një ekip tjetër, Fenerbahçe do të marrë një bonus prej 5 për qind të shumës. Ai aktualisht  është i huazuar te Mallorca.

Mërgim Berisha, nuk e ka treguar vetën

Me 14 gola, 10 asistime në 28 ndeshje në Bundesligën austriake; Berisha, i cili shënoi 4 gola, 2 asistime në 6 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ngriti trofeun e Kampionatit Evropian U21, erdhi si emër i madh në Fenerbahçe.

Deri tani në 1251 minuta sa ka luajtur, ai ka 5 gola dhe 3 asistime në 20 ndeshje zyrtare.

Klubi nuk është i kënaqur me shifrat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori