Festivali “Mirëdita, dobar dan” pritet me protesta në Beograd, e quajnë ngjarje politike që promovon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Policia bllokoi kryqëzimet pranë Qendrës për Dekontaminimin Kulturor në Beograd, ku u hap festivali “Mirëdita, dobar dan”, duke parandaluar afrimin e disa grupeve të krahut të djathtë, raporton mediumi serb N1. Misa Vaqiç, udhëheqësi i të djathtës serbe, është gjithashtu i pranishëm. Policia mori me vete një person i cili ndërpreu fjalimin hyrës në hapjen e festivalit.
Njëri nga të rinjtë nga grupi i mbledhur arriti të hyjë në CZKD dhe të ndërpresë fjalimin hyrës. Ai u mor shpejt jashtë nga policia.
Të mbledhurit para CZKD-së, të cilët ishin rreth 200, që i përkasin organizatës së djathtë ‘Zavetnici’ dhe grupeve të tjera të krahut të djathtë, dhe midis tyre është udhëheqësja e organizatës, Milica Durdeviç, e cila i drejton ata. Ajo i kërkoi policisë që t’i linte të afroheshin dhe të përçonin mesazhin e tyre.
Sima Spasic nga Shoqata e Familjeve të Viktimave të Kosmetit është gjithashtu e pranishme, duke u përpjekur të prishë ngjarjen. Ata që janë mbledhur mbajnë flamujt e Serbisë dhe flamujt e Mbrojtësve dhe bërtasin “Oh Kosova, Kosova”.
Milica Djurdeviç dhe Misa Vacic, udhëheqësi i të djathtës serbe, arritën të kalonin pas kordonit, pasi policia i la të lirë.
“Mesazhi ynë është se SNS është përgjegjëse për mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan”. Kjo nuk ka të bëjë me artistë nga Kosova, ‘Mirëdita dobar dan’ është një projekt politik”, i tha Djurdjeviç mediumit N1.
Ajo gjithashtu tha se mesazhi kryesor i dërguar nga ky festival është “anëtarësimi i Kosovës në UNESCO”.
Misa Vaqiç tha për N1 se të mbledhurit nuk po protestonin “për shkak të programit, por për shkak të festivalit”.
“Kjo është një protestë e disa grupeve patriotike dhe një shembull i shkëlqyeshëm i unitetit ku kemi rënë dakord për një kundërshtar të përbashkët, dhe kjo është Nisma Rinore që provokon me këtë festival”, tha Vaqiç, duke shtuar se “nuk ka trashëgimi kulturore të Kosovës, por trashëgimi kulturore serbe në Kosovë”.
Pjesëmarrësit nga Kosova më parë kishin ardhur në festival nën shoqërimin e policisë.
Një nga pjesëmarrësit në festival, regjisori Kushtrim Koliqi, i tha N1 se situata është shqetësuese dhe se ai pret që rrethanat të jenë të ndryshme çdo vit, por kjo nuk po ndodh.
Simo Spasić i ekipa stigli na otvaranje festivala#mireditadobardan @MDDfestival pic.twitter.com/DtSI6AsoIC
— Miloš Budimir (@MilosBudimir) October 22, 2020
Thirrjet për një protestë kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan” u shfaqën më parë në rrjetet sociale, dhe hyrja në Qendrën e Dekontaminimit Kulturor, ku do të mbahet festivali, u mbulua me postera dhe mesazhin “Mirëdita, dobar dan”.
Siç është njoftuar në postimin në Facebook, mbrojtësit duhet të mblidhen para Tempullit të Shën Savës, nga ku do të drejtohen në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor dhe, siç thanë në njoftim, disa organizata gjithashtu njoftuan mbërritjen e tyre për të protestuar.
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, e cila është një nga organizatorët e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, thekson se mesazhi i festivalit është përhapja e paqes dhe pajtimit midis shoqërisë serbe dhe kosovare, dhe jo dhuna, urrejtja dhe ndarja. /Telegrafi/
Protivnici odrzavanja festivala “Mirdita” krenuli ka CZKD pic.twitter.com/2onBdjeouY
— Maja Vukas (@M2aja) October 22, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës