LAJMI I FUNDIT:

Festivali “Këngë Jeho” përmbyllet me homazhe për përmbytjet në Shkup

Festivali “Këngë Jeho” përmbyllet me homazhe për përmbytjet në Shkup

Me një minutë heshtje viktimave të përmbytjeve të ditëve të fundit në rajonin e Shkupit, festivali i 25 jubilar “Këngë Jeho”, u përmbyll në natën e tretë e cila po ashtu nuk u mbajt në shenjë respekti për viktimat e përmbytjeve, njofton INA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky homazh i festivalit,- për pjesëmarrësit e natës së tretë, anëtarët e  ShKA “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit dhe të Ansamblit Kombëtar “Shota” nga Prishtina, mbase ishte paraqitja më e mirë për të shprehë ndjenjat njerëzore ndaj viktimave, familjeve të goditura dhe mbarë popullatës së goditur.

Në skenën e festivalit ishin ngjitur anëtarët e ansambleve, të shoqëruar nga drejtori i festivalit Dilaver Lloga me stafin bashkëpunues, regjisori Dilaver Kryeziu, dhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, të përcjellë nga një numër i konsideruar i qytetarëve, kur drejtori i festivalit Dilaver Lloga iu drejtua të pranishmëve edhe para kamerave televizive me fjalën e rastit duke thënë:


“Të nderuar pjesëmarrës, spektator dhe telespektator;  Shprehim ngushëllime familjeve të viktimave të përmbytjeve, dhe në këto rrethana çmojmë se nuk ka kuptim që vetëm pak kilometra larg kësaj tragjedie të këndohet e vallëzohet, ndaj me këtë paraqitje simbolike dhe me këtë homazh nga skena e festivalit, e shpallë të mbyllur festivalin “Këngë Jeho-2016”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, para të pranishmëve, në përmbyllje të natës së tretë dhe të festivalit, ka theksuar se “Kam vizituar rajonet e goditura dhe gjendja është tepër e vështirë. Shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe solidarizohemi me popullatën e goditur në këto rajone”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori