LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli mposht Rahovecin në palestrën ‘Mizahir Isma’

Feronikeli mposht Rahovecin në palestrën ‘Mizahir Isma’
Foto: Basketbolli.com

Feronikeli ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Superligës, duke ia shkaktuar humbjen e parë Rahovecit. Takimi që u zhvillua në palestrën “Mizahir Isma” për shkak se palestra në Drenas është duke u rinovuar përfundoi me fitoren e Feronikelit me rezultat 75:72 (19:18, 23:18, 10:24, 24:14).

Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në sekondat e fundit të përballjes. Çereku i parë ishte shumë i barabartë me skuadrën nga Drenasi që e fitoi 19:18, derisa më bindës ishte në atë të dytë 23:18.

Megjithatë, Rahoveci u këndell në periodën e tretë që e fiton 24:10, por në çerekun e fundit ndodhi drama. Feronikeli afron rezultatin në 68:69, derisa më pas barazon shifrat në 71:71.


Jure Gunjina shënoi njërën nga dy gjuajtjet e lira, kurse më pas Tyron Garland shënoi dy pikësh për 73:72, derisa më pas amerikani shënoi edhe dy pikë të radhës për 75:72 në fitoren e parë të Feronikelit.

Garland ishte hero duke shënuar nëntë pikët e fundit për skuadrën e Feronikelit, që arriti fitoren e parë pas katër humbjeve, derisa ishte humbja e parë e Rahovecit pas tri fitoreve.

Garland shënoi 26 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime për Feronikelin, derisa u ndimua edhe nga kapiteni Arti Hajdari me 20 pikë dhe Darius Huggins me 12 pikë e 16 kërcime.

Te Rahoveci pikë dyfshirore shënuan Christian Bradford 17, Jure Gunjina 16 pikë, 11 kërcime, 6 asistime dhe Justin Gray 15 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori