Pak kohë më parë reperi i njohur, Fero u lirua nga paraburgimi.

Reperi nga Gjilani po akuzohet për sulm, për shkak se ishte filmuar javë më parë duke sulmuar një person në veturën e tij.


Megjithatë me tu liruar nga paraburgimi ai është bërë aktiv në rrjetet sociale, ku edhe nuk kanë munguar deklaratat e bujshme.

300777156 1219126098908543 7342339722093267505 n Foto: Tayna/Instagram

Një të tillë ai e bërë së fundmi edhe për reperen e njohur, Tayna gjatë një ‘live’ me Kozakun.

Teksa kanë folur për repren nga Prizreni, Kozaku u shpreh se kohëve të fundit ajo ka humbur shumë peshë.

Pas kësaj, Fero ka reaguar duke thënë se sipas tij repreja ka më shumë operacione se këngë.

288327550 2416706305134018 191545523195484468 n Foto: Fero/Instagram

“Atë nuk duhet me e pyet a ka muzikë të re por a ka ndonjë operacion të ri”, është shprehur reperi.

Taynan në anën tjetër ende nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me deklaratën e Feros.

Ajo ndërkohë mbetet e angazhuar me mbrëmjes muzikore, teksa edhe po punon për projekte të reja. /Telegrafi/