Fero publikon këngën e re "Bela"

Rap-artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Bela” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar në YouTube me një video – por pa videoklip.
Producimi i kësaj prurje është bërë nga M.O.B, kurse për videon është përkujdesur Ideal.

Menjëherë pas lansimit, ky projekt mori komente të ndryshme kryesisht pozitive nga fansat e publiku.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të ‘Fole Publishing’ në platformën YouTube.
25-vjeçari këtë vit ka qenë shumë aktiv dhe i angazhuar me projekte muzikore.
I njëjti gjithashtu ishte i pranishëm në mbrëmje e koncerte të shumta përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































