LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e Fierit dhe Mallakastrës protestë për çmimin e qumështit

Fermerët e Fierit dhe Mallakastrës protestë për çmimin e qumështit

Pas protestës së një ditë më parë në Delvinë, edhe fermerët e Fierit dhe Mallakastrës kanë dalë në një protestë në lidhje me çmimin e qumështit. Ata thonë se çmimi që ofrojnë grumbulluesit nuk mbulon shpenzimet e tyre dhe i çon drejt falimentit.

Vitin e kaluar sipas fermerëve, qumështi i bagëtive të imta është mbledhur me 170 lekë për kilogram, ndërsa çmimi që ofrohet këtë vit është 120 lekë për kilogram.

Përballë kësaj situate thonë fermerët janë në një situatë të vështirë. Ose duhet të ndërhyjnë nga shteti për vendosjen e disa masave mbrojtëse ose duhen mbështetur fermerët me subvencione.


Blegtoria është një ndër shtyllat kryesore të bujqësisë dhe mungesa e përkrahjes së këtij sektori do të çonte në uljen e mëtejshme të numrit të bagëtive në vend, rrjedhimisht në ngritje të çmimit.

Shkaktarë kryesorë për këtë situatë sipas fermerëve është mungesa e vëmendjes për këtë situatë.

Nëse situata vazhdon thonë ata, do të braktisin bagëtitë dhe do largohen jashtë vendit. Në mënyrë simbolike ata kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve për disa minuta.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori