LAJMI I FUNDIT:

Ferland Mendy: E refuzova PSG-në

Ferland Mendy: E refuzova PSG-në

Mbrojtësi i Real Madridi, Ferland Mendy, ka zbuluar se e ka refuzuar shansin që të transferohej te Paris Saint-Germian para dy vitesh.

Mbrojtësi i talentuar që u lind në Meulan-en-Yvelines, afër Parisit, ndërsa kishte kaluar tetë vite duke luajtur për të rinjtë e klubit.

Mendy ka sqaruar se si e kishte refuzuar mundësinë që të kalonte në Parkun e Princave para dy vitesh, para se të kalonte te Lyoni nga Le Havre.


Mbrojtësi francez nesër (e mërkure) do të përballet tani me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve në Paris.

“Unë e kisha mundësinë që të kaloja te PSG para dy vitesh, mirëpo nuk isha i interesuar”, ka thënë Mendy për Canal+.

“Isha pajtuar tashmë të kaloja te Lyoni dhe në fillim të karrierës isha pjesë e PSG-së, mirëpo u largova. Dëshiroja të luaja te një skuadër ku do të kisha hapësirë dhe aty nuk e kisha”.

Krizë te Real Madridi - pesë lojtarë të lënduar para se të fillojë sezoni i ri i La Liga-së
Lexo po ashtu Krizë te Real Madridi - pesë lojtarë të lënduar para se të fillojë sezoni i ri i La Liga-së

“Unë jam nga Parisi dhe familja ime do të jetë e pranishme në ndeshjen e të mërkurës, do të jetë një ndeshje speciale për mua”, ka shtuar më tej Mendy.

Lojtari e kompletoi kalimin në këtë verë te Real Madridi, mirëpo ende nuk ka arritur të impresionojë shkaku i lëndimit që pësoi në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori