Skuadra nga Drenasi nuk di ende për humbje në këtë sezon të futsallit në Superligën e Kosovës.

Pas xhiros së shtatë të Superligës në futsall, Feniksi është treguar i qind për qind, duke shënuar të gjitha fitore, shkruan Telegrafi.


Kjo pasi, kampioni në fuçi i Kosovës, i cili po luan mirë edhe në arenën ndërkombëtare, ka marrë edhe fitoren e shtatë nga po kaq ndeshje.

Fitorja e fundit e Feniksit erdhi ndaj BB Llapit me rezultat 10-2, ndërsa derbi i kësaj xhiro në mes të Besës dhe Liburnit përfundoi me barazim 3-3.

Superliga futsall – Xhiro 7Peja – Përlepnica 7:1 BB Llapi – Feniksi 2:10 Besa – Liburni 3:3 Varoshi – Malisheva 2:10 Juniku – Prishtina 0:2 (r.z.)

telegrafi sport app