Manchester City ka refuzuar një ofertë fillestare prej 12 milionë eurosh nga Fenerbahce për portierin brazilian Ederson, raporton Fabrizio Romano.

Ederson pritet të largohet nga “Etihad”, pasi ish-kampionët anglezë po e afrojnë Gianluigi Donnarumman nga PSG.


Për 32-vjeçarin nuk është vetëm Fenerbahce në garë, por edhe rivali i madh lokal, Galatasaray, që po e monitoron situatën.

Në negociata është përfshirë edhe agjenti i fuqishëm Jorge Mendes, i cili po ndërmjetëson mes klubeve dhe lojtarit.

Ederson i është bashkuar Manchester Cityt në verën e vitit 2017, duke u bërë një prej portierëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit në Ligën Premier.

Me “Citizens”, ai ka regjistruar 372 paraqitje, duke mbajtur portën e paprekur në 160 raste dhe duke pësuar gjithsej 308 gola.

Largimi i tij do të hapte rrugën për një epokë të re te City, me Donnarumman që shihet si pasardhësi i duhur në portë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app