LAJMI I FUNDIT:

Femra me “belin më të hollë në botë” ka treguar trupin e vet të hollë vetëm pak javë pas lindjes

Femra me “belin më të hollë në botë” ka treguar trupin e vet të hollë vetëm pak javë pas lindjes

Sophia Vegas, e cila para shtatzënisë ka thënë që ka “belin më të hollë në botë” ka treguar figurën e vet të hollë vetëm pak javë pas lindjes

Ajo ka pranuar që është përpjekur shumë që sërish të duket perfekt, transmeton Telegrafi.


Sophia Vegas, ylli i reality-show, e cila lavdërohet për belin më të hollë në botë, ka kthyer formën e vet vetëm pas disa javësh pas shtatzënisë.

Adhurueve të saj dhe gjithë botës ua ka treguar belin e vet të hollë në Instagram. Ndjekësit e këtij rrjeti janë të ngazëllyer me të se sa shpejt sërish kthyer në formën e mëparshme.

Në Instagram kanë shpërthyer lavdërimet në llogari të dukjes së saj fizike, ashtu që transformimi pas shtatzënisë qartë është i suksesshëm.

Sophia ka lindur Amandën e vogël në muajin shkurt dhe menjëherë ka filluar ushtrime të mundimshme në mënyrë që të kthejë figurën e vet të mëparshme.

Kjo damë, e cila i ka 31 vjeç, ka mbajtur dietë strikte dhe ka ushtruar, prandaj e gjithë kjo ka pasur sukses.

Për të konfirmuar këtë, ajo ka publikuar një numër të madh fotografish pas lindjes dhe ka treguar sa perfekt duket.

Kur i ka hequr gjashtë kilogramët e parë, është lavdëruar me fotografinë në pishinë e veshur me rroba banje dhe ka shpërthyer konkurrencën. Ylli gjerman që atëherë ka pasur sërish bel të hollë.

– Gjithsej kam shtuar 12 kilogramë, mirëpo deri tani i kam humbur nëntë – ka shkruar Sophia në një ndër publikimet e reja dhe ka shtuar që i duket se si këta kilogramët e fundit janë shumë të zorshëm dhe që tani do të lodhet.

Gjithsesi, shumë femra do t’ia kenë lakmi për atë që për një kohë aq të shkurtër ka arritur që të bëjë kështu me trupin e saj.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori