Fëmijët që rriten me kafshë shtëpiake kanë inteligjencë emocionale më të lartë, por pse?

Të rritesh me një kafshë shtëpiake është një përvojë e veçantë për çdo fëmijë
Përveç dashurisë dhe argëtimit që sjellin këto krijesa të vogla, studiuesit kanë vënë re se fëmijët që rriten me kafshë shtëpiake shpesh zhvillojnë një nivel më të lartë të inteligjencës emocionale. Por pse ndodh kjo?
Zhvillimi i ndjeshmërisë
Duke pasur një bashkëshoqërues me 4 putra, fëmijët mësojnë të kujdesen për një qenie tjetër. Ata zhvillojnë ndjeshmëri duke kuptuar dhe vëzhguar emocionet e kafshëve shtëpiake. Ky proces i ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të jenë më të vetëdijshëm për emocionet e tyre dhe të të tjerëve.
Përgjegjësia dhe kujdesi
Kujdesi për një kafshë shtëpiake kërkon përgjegjësi të përditshme. Fëmijët që marrin pjesë në detyra, si ushqyerja, pastrimi dhe shëtitja, mësojnë rëndësinë e përkujdesjes për dikë tjetër. Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë dhe empatisë.
Mbështetja emocionale
Kafshët shtëpiake shpesh ofrojnë një burim të qëndrueshëm të dashurisë dhe mbështetjes emocionale. Në momente stresi apo trishtimi, fëmijët mund të gjejnë ngushëllim te shoku i tyre besnik, i cila nuk i gjykon dhe gjithmonë është aty për ta. Kjo ndihmon në zhvillimin e një inteligjence emocionale më të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Aftësitë shoqërore
Të rritesh me një kafshë shtëpiake mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive shoqërore të fëmijëve. Duke komunikuar vazhdimisht me kanakarët tanë, kjo mund të përkthehet në aftësi më të mira për të komunikuar edhe me njerëzit.
Zhvillimi i një botëkuptimi më të gjerë
Kafshët shtëpiake ndihmojnë fëmijët të kuptojnë ciklin e jetës dhe natyrën e ndryshueshme të jetës. Ata mësojnë për lindjen, rritjen dhe ndonjëherë edhe për humbjen, gjë që ndihmon në përforcimin e inteligjencës emocionale dhe në ndërtimin e një këndvështrimi më të pjekur për jetën.
Për të gjitha këto arsye, është e qartë se kafshët shtëpiake nuk janë vetëm shoqërues të dashur për fëmijët, por edhe mësues të shkëlqyer që kontribuojnë në zhvillimin e inteligjencës emocionale të tyre, citon Anabel.
Kjo marrëdhënie e veçantë i ndihmon fëmijët të rriten në individë të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe të aftë për të kuptuar dhe për të menaxhuar emocionet e tyre dhe të të tjerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa