Paraliza cerebrale (PC) është një çrregullim neurozhvillimor, e cila paraqitet si pasojë e dëmtimit të trurit të foshnjës që mund të ndodh në periudhën e paralindjes (75%), gjatë lindjes (15%) apo edhe pas lindjes (10%).
MSc.Pt. Zana Gërgi
Specialiste e fizioterapise pediatrike-fizioterapeute neurozhvillimore Bobath
Kjo gjendje shfaqet me aftësi të pamjaftueshme të lëvizjeve, çrregullime të balancimit, çrregullime posturale (qëndrimit), kufizim të pavarësisë funksionale dhe zhvillimit te fëmija.
Çrregullimet neuromuskulore te fëmijët me PC mund të shoqërohen me problem mentale, të komunikimit, të shikimit, të dëgjimit, të folurit, të perceptimit, sulme epileptike, çrregullime të sjelljes të cilat mund të vazhdojnë gjatë tërë jetës e cila paraqitet me një shpeshtësi prej 4 në 1000 lindje.
Varësisht nga shkalla e dëmtimit të trurit dhe cilët pjesë të trupit janë ndikuar fëmijët me PC mund të jenë:
⦁ fëmijë spastik të cilët veçohen me ngritje të madh të tonusit muskulor, pastaj
⦁ fëmijë diskinetik të cilët karakterizohen me çrregullim të lëvizjeve dhe mungesë të stabilitetit,
⦁ fëmijë hipotonik të cilët janë fëmijë me tonus të ulët muskulor dhe me mungesë të lëvizjeve dhe po ashtu
⦁ fëmijë ataksik që karakterizohen me mungesë të balancit të trupit.
Si mund të kuptojmë se bebja ka një çrregullim?
Shenjat e para që na paralajmërojnë për një çrregullim të mundshëm te bebja që nga lindja gjatë zhvillimit normal janë:
⦁ asimetria apo jo-barazia në mes të dy pjesëve të trupit
⦁ vonesa në arritjen e aftësive motorike në shkallët e zhvillimit motorik
Diagnostikimi dhe rëndësia e rehabilitimit të hershëm të fëmijës me PC
Pas përcaktimit të saktë të diagnozës nga ana e neurologut pediatrik familja brenda një kohe sa më të shkurtër duhet të angazhohet për të filluar rehabilitimin e fëmijës te personat përkatës profesional, sepse dy vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme në aspektin e zhvillimit fizik dhe mendor, prandaj nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim.
Rehabilitimi i hershëm mundëson zhvillimin e aftësive ekzistuese te fëmija, zbutjen e paraqitjes së komplikimeve të mundshme dhe adaptimin e tij dhe familjes me sëmundjen.
Vlerësimi i fëmijës me PC nga ana e fizioterapeutit neurozhvillimor
Pas diagnostifikimit të saktë të PC te beba nga ana e neurologut pediatrik beba duhet të orientohet te fizioterapeuti pediatrik i cili bën:
• Përcaktimin e shkallës së lëndimit, problemit themelor dhe problemeve shoqëruese
• Përcaktimin e ushtrimeve terapeutike adekuate dhe mjeteve që do të përdoren gjatë rehabilitimit
• Përcaktimin e synimeve afat-shkurte dhe afat-gjate në terapi
• Vlerësimin e gjendjes së fëmijës dhe rezultateve të arritura nga terapia në periudha kohore sipas planifikimit
• Përfshirjen e familjes në terapi – programi shtëpiak
Qasja neurozhvillimore në trajtimin dhe rehabilitimin e PC
Terapia neurozhvillimore është një metodë multidiciplinare e cila rol primar i kushton lidhjes së fëmiut me familjen dhe përveç problemeve motorike te fëmija me PC trajton edhe problemet kognitive, ndijore, emocionale dhe sociale e cila konsiderohet si metoda më e avancuar në rehabilitimin e fëmijëve me PC.
Terapia është e veçantë për çdo fëmijë dhe organizohet duke u bazuar në karakteristikat specifike të fëmijës, shkallën e dëmtimit, reflekset anormale, aftësive ekzistueset, potencialin e tij për përmirësim dhe synimet që dëshirohet të arrihen te fëmija duke përfshirë edhe familjen në terapi.
Në kuadër të rehabilitimit aplikohen teknika të lëvizjeve funksionale, teknika speciale të kapjes, pozicionimi dhe aktivitete të tjera përmes lojës me të cilat synohet të mundësohet perceptimi kognitiv që ndikon në sigurimin e mësimit motorik.
Poashtu i jepet rëndësi përsëritjes së shpeshtë të ushtrimeve, motivimit të fëmijës me qëllim të sigurimit të dëshirës së tij për të marrë pjesë në mënyrë aktive në terapi.
Pozicionimi, mjetet të cilat përdoren në terapi dhe përshtatja e ambientit në kuadër të terapisë neurozhvillimore
Gjatë rehabilitimit neurozhvillimor te fëmijët me PC rëndësi të veçantë i kushtohet edhe pozicionimit të fëmijës dhe përshtatjes së ambientit jetësor sipas nevojave me qëllim të mundësimit të komunikimit, pjesëmarrjes aktive në shoqëri dhe lehtësimin e pjesëmarrjes në aktivitetet e jetës së përditshme (shkollë, shtëpi, komunitet).
Mjetet të cilat përdoren në kuadër të rehabilitimit:
– Ortezat: të cilat përdoren për parandalimin e kontrakturave dhe deformiteteve, sigurimin i qëndrimit të drejtë të ekstremiteteve dhe sigurimin e të ecurit në mënyrë të duhur
– Tavolina për qëndrim në këmbë (Standing table): përdoret për sigurimin e reaksioneve të balancimit, kontrollit të kokës dhe të trupit, parandalimin e kontrakturave
– Këmbësori (Walker): mundësimin e ecjes së drejtë
– Karrika speciale për ulje të drejtë: përdoren për sigurimin e stabilizimit, parandalimin e deformiteteve posturale.
Qëllimet e terapisë neurozhvillimore:
⦁ Ngritja e aftësive motorike te fëmijët me PC
⦁ Rifitimi e funksionalitetit normal të fëmijës përmes edukimit të lëvizjeve
⦁ Mundësimi i lëvizjeve më kualitative
⦁ Përshtatja me jetën e përditshme
⦁ Sigurimi e pavarësisë maksimale
⦁ Ngritja e kualitetit jetësor të fëmijës me PC
Përfshirja e familjes në terapi – programi shtëpiak
Gjatë periudhës së rehabilitimit roli kryesor i takon familjes sepse anëtarët e familjes luajnë rol të madh në jetën e fëmijëve ashtu që familja që nga fillimi duhet të merr pjesë aktive dhe të bashkëpunojë me fizioterapeutin pediatrik në rehabilitimin e fëmijës me PC.
Burimet:
1. Tecklin JS, editor. Pediatric physical therapy. Lippincott Williams & Wilkins; 2008.
2. Günel Kerem M, Livaneli A. Serebral Palside Fizyoterapi. Ankara:Yeni Özbek Matbaası. 2009
3. http://www.ribem.com.tr/serebral-palsi-aile-rehberi/
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën