LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e kromit (Video)

Fëmijët e kromit (Video)

Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të kromit që operojnë në Bulqizë diskutuan në prefekturën e Dibrës për të ndaluar mbledhjen e mineralit nga fëmijët.

“Të shohim mundësinë e futjes së këtyre familjeve në skema punësimi dhe ndoshta donacione për të lehtësuar vështirësitë e tyre ekonomike”, tha prefekti Nuredin Shehu.

Drejtoresha e Arsimit në Bulqizë dënoi deklaratën e drejtoreshes së shkollës “Xhevdet Doda”, e cila ishte shprehur pak dite më parë në Top Channel se në Bulqizë është normale që fëmijët të mbledhin krom.


“Do marr masë disiplinore, nuk lejohet që femijët të mbledhin krom…do t’i evidentojmë këto nxënës nëpërmjet mësuesve kujdestarë…kush nuk shkon në shkollë për të mbledh krom…do lajmërojmë policinë dhe familjen”, tha Manjani.

Shefi i komisarjatit Bulqizë kërkoi bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që mbledhin kromin për të mos blerë minerale nga ata që i marrin prej fëmijëve.

“Po fokusohemi te personat që punojnë jashtë licencave. Vetëm dy subjekte kanë licencë… Kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve. Ky është një material pa dokumentacion. Transportimi bëhet nga të licencuarit se në Durres s’ua merr njeri.. në rast se do gjejmë fëmijë në territoret e subjekteve tuaja. Jemi të detyruar tëe ndërmarrim procedim penale”, tha Arben Keshi, shef i komisariatit Bulqizë.

Drejtori i Tatimeve Diber u kërkoi pronarëve që të sigurojnë inertet e nxjerra nga galeritë e tyre. Në parim të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që të merren masa ndaj biznese që nuk kontrollojnë ose lejojnë fëmijët të grumbullojnë mineral kromi në stoqet e tyre. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori