LAJMI I FUNDIT:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë pas vdekjes së dy doktorëve nga COVID-19: Beteja jonë vazhdon

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë pas vdekjes së dy doktorëve nga COVID-19: Beteja jonë vazhdon

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka ngushëlluar familjet e dy doktorëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

FSSHK thotë se doktorët Ali Tolaj dhe Sylejman Rexhepi do të kujtohen deri në përjetësi, transmeton Telegrafi.

“Pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të dy kolegëve të nderuar e shumë të respektuar Dr. Sylejman Rexhepi-reumatolog në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK si dhe Dr. Ali Tolaj-Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku kanë vepruar dhe punuar të ndjerët”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


Tutje në telegram thuhet se “puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,që së fundmi kulmoi edhe në Pandeminë COVID-19 ka mobilizuar mjekët dhe infermierët që si kur më pare të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë. Mjekët i humbëm, për ne mbesin të pavdekshëm. Beteja jonë vazhdon. Ne do ti kujtojmë deri në përjetësi”.

Doktorët Ali Tolaj dhe Sylejman Rexhepi kanë vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori