LAJMI I FUNDIT:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë: Dorëheqja e Gjocajt akt moral

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë: Dorëheqja e Gjocajt akt moral

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është njoftuar në lidhje me zhvillimet e fundit në SHSKUK, respektivisht me dorëheqjen e parevokueshme të drejtorit të SHSKUK-së Curr Gjocaj.

“Gjocaj gjatë mandatit të tij tre vjeçar është përballur me sfida dhe problematika të grumbulluar dhe çështje të pazgjidhura në QKUK dhe të gjitha njësive përbërëse të SHSKUK-së, gjatë gjithë kësaj kohe ka treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme për punë me qëllim të vetëm, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës të punëtorëve shëndetësor, në bazë të kompetencave dhe kushteve buxhetore të parapara për këtë institucion”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Në komunikatë tutje thuhet se dorëheqja e tij si akt moral tregon qartë se Gjocaj ka qenë dhe është një njeri e mbi të gjitha profesionist parimor, i cili në rend të parë ka zbatimin e drejtë të ligjeve dhe akteve të tjera, të cilat janë në interes të reformës së sistemit shëndetësor e jo interesin e tij personal.


“Gjocaj është shembull i një menaxheri i cili bashkëpunon, pyet, delegon punë në interes të përgjithshëm të mbarëvajtjes së punës me qëllimin kryesor ofrimin cilësor të shërbimeve shëndetësore për shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe njësive përbërëse të SHSKUK-së”, thuhet në komunikatë.

FSSHK respekton vendimin personal të Gjocajt,  por megjithatë sfidat nuk përfundojnë me dorëheqje apo akte morale, e kjo duhet të shërbejë për të tjerët që më në fund mos ta shikojnë interesin individual por interesin e gjithmbarshëm.

FSSHK shpreson se ministri i Shëndetësisë i dhe tashmë Bordi i ri Drejtues t’i merr në konsideratë të gjitha problemet në shëndetësi dhe përfundimisht shëndetësia ta merr rrugën e drejtë.

FSSHK do të jetë gjithmonë bashkëpunuese në të gjitha instancat me qëllim të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi dhe punëtorëve shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori