Federate e Futbollit e Danimarkës ka sqaruar pozicionin e tyre për largimin nga FIFA pasi raportet sugjeruan se ata po konsideronin ndarjen nga organi drejtues pas Kupës së Botës.

Ka një sërë arsyesh që federatat e futbollit të mërziten me FIFA-n për organizimin e Kupës së Botës në Katar këtë vit.


Nga vendimi fillestar për ndryshimin e datave të turneut deri te moslejimi i alkoolit në stadiume dhe ndryshimi i fanellave vetëm dy ditë para se të fillonte turneu ka bërë që shumë federata të mos i mirëpresin këto ndryshime.

Në mesin e atyre që nuk u ka lënë përshtypje vendimi ka qenë Danimarka, e cila ishte e zëshme dhe ishin gjithashtu në mesin e skuadrave që dëshironin të mbanin shiritin ‘OneLove’ gjatë ndeshjeve, por nga FIFA u tha se rrezikonin ndëshkimin me kartonë  të verdhë.

danimarka 1

Ky vendim i bëri ata, së bashku me Gjermaninë, Anglinë dhe disa vende të tjera, të zemërohen në FIFA, me gjermanët që madje menduan për veprime ligjore.

Kryetari i Federatës Daneze të Futbollit (DBU) Jesper Moller më pas la të kuptohet se ata kishin konsideruar largimin nga organi drejtues botëror i futbollit dhe do të bisedonin me vendet e tjera të UEFA-s për atë që mund të bënin së bashku.

Sidoqoftë, komentet e Moller tani janë sqaruar, me DBU që mohon se ata në të vërtetë do të largohen nga FIFA.

infantino 6

“Disa media kanë bërë keqkuptimin se DBU do të tërhiqet nga FIFA. Kjo nuk u tha në konferencën për shtyp”.

“Ne jemi kritikë dhe të pakënaqur dhe nuk do të votojmë për presidentin aktual të FIFA-s [Gianni Infantino]”.

“Ne do të diskutojmë veprimet e mëtejshme me kolegët tanë nordikë dhe evropianë”, ka thënë kreu i komunikimit, Jakob Hoejer për Reuters. /Telegrafi/

telegrafi sport app