Pas përfundimit të sezonit 2024/2025, FC Struga dhe trajneri Ilço Gjorgjioski bien dakord për ndërperje të bashkëpunimit, e ku klubi strugan ka falënderuar trajnerin për kontributin dhe profesionalizmin e dhënë, njofton Telegrafi.

Pas përfundimit të sezonit 2024/2025, FC Struga Trim & Lum dhe trajneri Ilço Gjorgjioski kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit.


Vendimi erdhi pas diskutimeve të ndërsjella dhe reflektimeve mbi të ardhmen e ekipit, ku të dyja palët u dakorduan se ky është momenti i duhur për një ndryshim dhe për nisjen e një faze të re.

Trajneri Gjorgjioski ka shprehur vullnetin e tij për të dhënë dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për paraqitjet e fundit të skuadrës në fundin e sezonit. Nga ana tjetër edhe klubi e ka respektuar këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të natyrshëm drejt një cikli të ri sportiv.

"Falënderojmë Ilço Gjorgjioskin për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e FC Struga Trim & Lum. I urojmë suksese në sfidat e ardhshme," thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

FC Struga tashmë do të nisë procesin për emërimin e trajnerit të ri, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app