LAJMI I FUNDIT:

FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me Aleks Zllatkov dhe Michal Pinter

FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me Aleks Zllatkov dhe Michal Pinter

FC Shkupi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin defanziv Aleks Zllatkov dhe mbrojtësin sllovak Michal Pinter, pas një marrëveshjeje të dyanshme mes klubit dhe futbollistëve, njofton Telegrafi.

Zlatkov iu bashkua skuadrës bardhekaltër në verën e vitit 2022 nga NK Triglav i Sllovenisë. Gjatë periudhës së tij në klub, ai ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar kaloi për gjashtë muaj në huazim te Makedonija Gj.P. Pavarësisht rikthimit në Shkup, konkurrenca e lartë bëri që ai të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekip.

Michal Pinter, nga ana tjetër, ishte pjesë e FC Shkupit për 18 muaj, duke regjistruar 42 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime. Ai erdhi në ekip në vitin 2023 nga klubi sllovak FC Vion dhe dha kontribut të vlefshëm gjatë qëndrimit të tij.


Klubi falënderon të dy lojtarët për përkushtimin e treguar dhe u uron sukses në karrierën e tyre të ardhshme. FC Shkupi paralajmëron se këto janë vetëm fillimet e ndryshimeve në skuadër, me njoftime të tjera që do të publikohen së shpejti përmes kanaleve zyrtare.

Gjysma e parë e këtij sezoni ka qenë zhgënjyese për FC Shkupin, me probleme të shumta që kulmuan me eliminimin nga Kupa e Maqedonisë. Aktualisht, klubi renditet në pozitën e 6-të në kampionat me 22 pikë. Ndërkohë, pak para përfundimit të gjysmësezonit, skuadra u përball edhe me ndryshime në kryesi, pasi klubi nga Olgun Aydin kaloi në pronësi të Yasin Konyali, me drejtor të përgjithshëm Aykut Turan, ndërsa në postin e drejtorit sportiv u emërua Nderim Nexhipi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori