“FC Prishtina 01 krenari, ndër 16 më të mirat e Evropës” – kompania Exfis të lumtur që sponsorizojnë një klub me këso suksese

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Mes shumë temave të diskutuara, Bajrami ndalet edhe te një prej projekteve më të veçanta të mbështetjes së Exfis – ekipi i futsallit Prishtina 01, që vitet e fundit është shndërruar në një prej historive më inspiruese të sportit kosovar.
Ai theksoi se futsalli, edhe pse nuk ka qenë ndër sportet më të popullarizuara në vend, ka nisur të tërheqë vëmendje falë sukseseve të jashtëzakonshme të Prishtina 01.
“Së fundmi i kemi pasur ndoshta një sport tek ne që në vitet e fundit nuk ka qenë aq i popullarizuar – futsalli, Prishtina 01, ju e dini për shkak se ju kam parë që keni bërë artikuj të caktuar për ta”.
“Edhe ata janë një storje suksesi sepse kanë mbërri dy vite radhazi me qenë pjesë e Champions League”.
“Tash kanë hyrë në fazën e fundit, në 16-shen e fundit që normalisht prej krejt Evropës, nëse ti vjen prej Prishtinës dhe e përfaqëson, është krenari”.
“Edhe po tash te Prishtina 01 nëse ndalemi, ti e sheh që hala ndoshta ka pasur hapësirë e mundësi me e ndihmu atë ekip se e ka arritë një sukses jashtëzakonisht të madh, edhe normalisht që na jemi krenarë me ta”, ka thënë Bajrami.
Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
































