FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për edicionin 2019/2020.

Në një ndeshje të fortë dhe shumë taktike, në prani të mbi 2 mijë shikuesve, FC Prishtina 01 ka arritur të triumfojë me rezultat 2:1.


Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.

86444577 3057620940917869 931040882755371008 n

Në pjesën e dytë FC Prishtina arriti ta zhbllokojë ndeshjen me një gol shumë të bukur të Shefki Kamberit.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua në 1:1 me golin e Shqipron Brahimit.

Kur ndeshje shkonte drejt fundit, angazhimi FC Prishtina 01 dhe rezultat. Eljesa Neziri me një goditje të fuqishme nga penalltia shënoi për 2:1.

86722197 531947620768096 2236122500155047936 n

FC Prishtina 01 në vitin e dytë të ekzistencës, ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës, pasi një vit më parë ishte në finale. /Telegrafi/

telegrafi sport app