FBI thotë se është gjetur arma, por vrasësi i Charlie Kirk është ende i lirë

Autoritetet e FBI-së dhe Departamenti i Sigurisë Publike të Utah-ut kanë dhënë një përditësim mbi hetimin e vrasjes së Charlie Kirk.
Sipas zyrtarëve, është gjetur një armë, që besohet të ketë qenë përdorur në ngjarjen e së mërkurës.
Ndërkohë i dyshuari përshkruhet si “i moshës së kolegjit” dhe kishte arritur të integrohej në ambientin e kampusit.
Hetuesit raportojnë për disa “progrese” në hetim, duke përfshirë ndjekjen e lëvizjeve të të dyshuarit teksa u largua në zonën përreth.
Familja e Kirk është “e shkatërruar,” ndërsa autoritetet theksuan se dy individë që u ndaluan më parë dhe më pas u liruan nuk meritojnë kërcënimet dhe ngacmimet që kanë marrë.
Autoritetet kanë gjithashtu “video dhe imazhe të mira” të të dyshuarit, por nuk po i publikojnë ende.
Trupi i Charlie Kirk është transferuar në zyrën e mjekut ligjor të shtetit dhe po punohet për ta rikthyer te familja e tij. /Telegrafi/



















































