Në 100 ditët e qeverisjes së re pjesë e problemeve të theksuara gjatë kësaj periudhe ishin jo stabiliteti financiar në komuna dhe varësia e pushtetit lokal nga ai qendror. Se pse jemi në këtë gjendje në shumicën e komunave të Maqedonisë dhe se si mund të tejkalohet kjo situatë, ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu sqaron për REL se është formuar një grup punues dhe është duke analizuar këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një nga arsye është puna jo e kryer mirë, kurse tjetra është ndarja e mjeteve në mënyrë jo të barabartë nga pushteti qendror. Ne tani jemi në fazë të analizës. Është formuar një grup punues nga të gjitha ministritë që duhet të analizojë mënyrën dhe metodologjinë e ndarjes së granteve dhe granteve kapitale. Kur te shohim se ku qëndron arsyeja, atëherë do të gjejmë zgjidhje në bazë të analizave”, tha Fazliu.
Sa i përket asaj se si funksionon koalicioni qeverisës, tani pas bashkimit të Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa, Fazliu sqaron se “ ne si parti politike që bëmë koalicion për të formuar qeverinë e re, treguam se koncepti i kësaj politike fitoi në Maqedoni kundër politikës nacionaliste dhe qytetarët pranuan këtë politike edhe në zgjedhjet lokale, ku më së shumti dhanë votën për të”.
“Unë vij nga partia politike RDK, kryetari i së cilës është Vesel Memedi. Ne ishim në koalicion me Zijadin Selën, por pas zgjedhjeve parlamentare Sela formonte subjekt të rij, gjegjësisht parti politike. Ai nga atëherë shfrytëzonte emrin e koalicionit si emër të partisë së re politike ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe në zgjedhje edhe pse garonte vetëm, përdori këtë emër. Ne garuam se bashku me partitë me të cilat kishim koalicion dhe vazhdojmë të funksionojmë në qeveri si një koalicion që do të duhet t’i vendos fund funksionimit jo serioz në institucione dhe keqpërdorimet që janë bërë deri më tani”, tha Fazliu./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre